SBASHK-u paralajmëron fillimin e grevës me 20 prill

12:51 | 15 Prill 2015

Greva e cila është paralajmëruar në fillim të këtij muaji nga SBASHK-u do të filloj me 20 prill në të gjitha institucionet shkollore të arsimit fillor, të mesëm dhe universitar.

Këtë e rikonfirmuan edhe njëherë kryesia e SBASHK-ut e cila tha se ata u kanë dhënë kohë të mjaftueshme qeverisë për të reflektuar dhe për t’i përmbushur kërkesat e tyre, por siç thanë ata qeveria as që i ka ftuar në takim.

Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut po ashtu bënë të ditur se i kanë dërguar letër ministrit të Arsimit, Arsim Bajramit dhe e kanë njoftuar për të gjitha rrjedhat e grevës dhe i kanë bërë të ditur edhe njëherë se ditët e humbura nuk do të kompensohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara