Safet Kamberi zgjidhet kryetar degës së LDK’së në Mitrovicë

20:38 | 10 Korrik 2019

Ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarit të degës së LDK’së në Mitrovicë. Ky proces është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe kryetar u zgjodh Safet Kamberi me një rezultat të ngushtë derisa kundërkandidat i tij ishte Faton Peci.

Kamberi arriti t’i grumbullojë 51 vota, ndërsa kundërkandidati Peci mori 48 vota.

Kjo degë njihet si një nga degët më të tensionuara të LDK’së e cila me datën 19 maj situate kishte eskaluar në rraje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara