Rusia po bën gati Specialen për miratim në OKB

08:20 | 16 Qershor 2015

Nëse Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk i bashkojnë forcat për ta proceduar për miratim Projektligjit për dhomat e veçanta të Gjykatës Speciales, është Federata e Rusisë ajo që po i shpejton hapat që një tribunal kundër UÇK-sa ta çojë në Këshillin e Sigurimit. E miratimi në OKB konsiderohet i rrezikshëm për shtetin e Kosovës, sepse kthen nga “margjinat”

Rezolutën 1244 duke e bërë të ligjshme. Madje, sipas mediave në rajon, Rusia tashmë e ka dorëzuar draftin për formimin e Gjykatës Speciale, draft ky që është parë edhe nga disa deputetë kosovarë gjatë një vizite në New York.

Po ashtu draft-rezoluta e re parashikon që Gjykata Speciale për Kosovën të mos ketë afat kohor të veprimit dhe do të mbyllet vetëm me rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, ku Rusia ka drejtën e vetos.

Drafti i rezolutës ruse, thuhet se ka hyrë edhe në procedurat e Komitetit të pestë për Financa brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është shqyrtuar kostoja financiare në rast se themelohet nga OKB-ja. (Zeri)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara