Rusia kërkon nga Kosova të heq dorë nga formimi i Ushtrisë

20:38 | 3 Korrik 2017

Rusia pret nga Prishtina zyrtare të heq dorë nga ideja e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksei Meshkov.

Ai ka thënë se Rusia kërkon që këto përpjekje të zhvendosën drejt sigurisë dhe të drejtave të serbëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Meshkov ka përsëritur se Moska qëndron pro dialogut në mes Beogradit dhe Prishtinës

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara