Rukiqi: Ekonomia s’do të rimëkëmbet deri në fund të vitit 2021

09:41 | 4 Prill 2020

Përhapja e pandemisë së koronavirusit do të ndikojë në rënien e remitencave nga diaspora dhe investimeve të huaja.

Rënia e remitencave vlerësojnë njohës të rrethanave ekonomike në vend do të jetë ndikojë negativisht në rritjen ekonomike të vendit, derisa parashikohet se vendi nuk do të gjejë stabilitetin ekonomik deri në fund të vitit 2021.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Qeveria duhet të shoh opsione tjera për ta mbajtur gjallë ekonominë.

Siç tha ai, se vendi mund të rimëkëmbet pas këtij virusi vetëm pas një viti e gjysmë.

“Remitencat edhe në vlerën që janë transferuar nga jashtë dhe që janë shpenzuar si turizmi i diasporës gjatë verës dhe dimrit do të ulen në mënyrë drastike dhe do të ndikojë jashtëzakonisht negativisht, sidomos në indikatorin e konsumit”.

“Kjo do të ketë efekte negative në rritjen ekonomike të vendit. Stabilizimi do të arrihet në fund të viti 2021, deri atëherë ne duhet të shohim alternativa tjera që ta mbajmë ekonominë gjallë”, tha Rukiqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara