Rugova nderon me mirënjohje bashkatdhetarin që solli pajisje shëndetësore nga Gjermania

20:08 | 13 Shtator 2019

Kryetari i Istogut Haki Rugova ka nderuar me mirënjohje bashkatdhetarin Ahgron Ahmetaj.

Kjo pasi që ai nga Gjermani dërgoi pajisje teknike shëndetësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, shkruan arbresh.info.

“Sot nderova me mirënjohje bashkatdhetarin tonë Agron Ahmetaj, i cili në formë vullnetare dha një kontribut të veçantë për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe institucionet tjera shëndetësore, duke na sjellë pajisje teknike shëndetësore nga Gjermania. Faleminderit Agronit dhe gjithë bashkatdhetarëve tanë për kontributin e palodhshëm për komunën tonë”, thuhet në njoftimin e Rugovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara