Rrugët e Ferizajt zbrazen gjatë orarit të ndalim-qarkullimit

21:40 | 29 Mars 2020

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se qytetarët ferizajas po e respektojnë kufizimin e lirisë së lëvizjes si pjesë e masave qeveritare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me këtë rast komuna falënderon qytetarët për kulturën dhe vetëdijen e treguar duke respektuar udhëzimet për shëndetin publik.

“E oraret kur lejohet qarkullimi, shfrytëzoni vetëm për daljet e domosdoshme, për furnizim me ushqime, ilaçe e nevoja urgjente, pa rrezikuar as veten as familjen, as të tjerët”, thuhet në një postim në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara