Rritja e rasteve me Covid-19, Zemaj e Ahmeti tregojnë a do të mbyllen shkollat

11:36 | 27 Tetor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ata diskutuan për rritjen e rasteve në Komunën e Prishtinës, raporton portali arbresh.info

Ministri Zemaj gjatë konferencës për medie tha se diskutuan me kryetarin për menaxhim më të mirë të situatës.

“Kemi ndjek një politik të përbashkët për luftimin e pandemisë. Biseduam me kryetarin për menaxhim më të mirë të situatës, koordinimin me Policinë e Kosovës. Shtimi i mbikëqyrjes, por edhe llogaridhënia e të gjithë neve, mbajtja e maskës dhe higjiena është kushti themelor. Jemi në limite për të hyrë në zonën e portokalltë. Do të ketë sanksione për ata që nuk i zbatojmë masat”, tha Zemaj.

Ai po ashtu tha se nëse nuk respektohen masat do të detyrohen edhe ti përdorin masat e kufizimit.

“Rritja e numrit këtyre ditëve është nga mos disiplina individuale. Do t’i ndërmarrim të gjitha masat, qoftë nevoja edhe kufizime”, u shpreh ai.

Ndërsa i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se qëllimi i takimit është që të mos ketë inspektime shtesë, mirëpo kjo varet nga qytetarët.

“Sot qëllimi i takimit është që mos të ketë inspeksione shtesë, kjo varet nga qytetarët, nuk jemi të interesuar me bë karantina dhe me reduktua orarin. Dje kam ngrit një alarm. Po shijet që vendet e Evropës po shkojnë drejt mbylljes. Jemi të brengosur dhe ju kishim lut që ditëve në vijim mos na detyroni të bëhemi vet inspektorë. Fokusin e kemi që ta ngadalësojmë këtë”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti po ashtu foli edhe për menaxhimin e situatës në shkolla

“Kam qenë skeptik për fillimin e mësimit, por sot e kemi menaxhimin e mirë, sepse nëse 5% janë të infektuar ne e mbyllim shkollën”, tha i pari i kryeqytetit.

Ndryshe takimi i dyshes vjen pas rritjes së rasteve me Covid-19 në vendin tonë, e sidomos në kryeqytet që vazhdon të jetë vatër e virusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara