“Rreziku shqiptarëve nëpër kohë u është ardhur nga ata që me besnikëri qeni u kanë shërbyer të huajve”

23:50 | 11 Korrik 2018

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka folur për shërbimet e huaja të cilat gjenden në Kosovë.

Në një postim në profilin e tij në facebook, ai ka shkruar se shqiptarët janë dëmtuar shumë në të kaluarën pasi që me besnikëri u kanë shërbyer të huajve.

Ky është postimi i tij i plotë i Krasniqit:

SHËRBIMET E HUAJA PO DËMTOJNË KOSOVËN?!

“Shërbimet e huaja po e dëmtojnë Kosovën”, kështu para disa dite thuhej në mediet tona?! As atëherë e as sot nuk jam pajtuar më atë konstatim. Për faktin se nuk thuhej se cilët ishin ato shërbime që po e dëmtonin Kosovën?! Se po të ishin të gjitha shërbimet kundër Kosovës, ku do mbeteshim ne e Kosova?

Sigurisht që në Kosovë ka edhe ndonjë shërbim që është shumë i disponuar armiqësisht kundër kësaj Kosove, por ata apo ai shërbim i huaj pa i shërbyer shqiptarët, nuk do mund të bënin gjë prej gjëje. Nejse, në Kosovë të huajt kanë gjetur jo rrallë shërbime pa pagesë.

Fatkeqësisht, shqiptarë që ju shërbejnë të huajve i gjënë në çdo segment të jetës shoqërore dhe të tillët janë të grumbulluar në medie, politikë deri dhe institucionet më të larta të shtetit!

Madje disa nga ata me krenari e pohojnë aftësinë e tyre për të qenë në shërbim të dreqit e të birit?! Nganjëherë bëhen se të huajt po vihen në shërbimin e tyre?!

Rreziku shqiptarëve nëpër kohë u është ardhur nga ata që me besnikëri qeni u kanë shërbyer të huajve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale