Rexhep Selimi përmbledh gjithçka që ndodhi në Kuvendin e Kosovës në tri legjislaturat e fundit

18:08 | 2 Tetor 2019

Përmes një video 10 minutshe, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi shpalos të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvendin e Republikës së Kosovës në tre legjistlaturat e fundit.

Përmes kësaj video, Selimi tregon punën që Vetëvendosje dhe vet ai e bëri gjatë këtyre viteve për të parandaluar marrëveshjet që ishin të dëmshme për Kosovën.

“Aty protestuam, kundërshtuam projektet e këqija për Kosovën”, nis video promovuese e tij.

Në këtë video përveç kundërshtimeve që ka bërë VV-ja në Kuvend, Selimi ka treguar edhe mbështetjen e ligjeve në favor të Kosovës që ka votuar dhe mbështetur Vetëvendosje.

Një ndër to, ai përmend  mbështetjen që VV  ka dhënë për kalimin e projektligjit për  transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në tetor 2018.

“Mos e kuptoni mbështetjen tonë si një mbështetje qorre, të shtyrë nga retorika e ditës dhe të shtyrë nga entuziazmi”, ishte fjala që Selimi e kishte thënë në foltoren e Kuvendit, ditën kur u votua projektligji për FSK-në”, kishte thënë Selimi.

Selimi përmend edhe marrëveshjet me Serbinë që janë bërë në dëm të Kosovës,  e  që VV-ja i ka kundërshtuar kategorikisht në mënyra të ndryshme.

Këto marrëveshje sipas tij, vinin të gatuara në Kuvendin e Kosovës, bashkë me presionet për deputetë të Kuvendit të Kosovës për t’i votuar ato.

“I kundërshtuam marrëveshjet me Serbinë, sepse ishin shumë të rënda, shumë të këqija. I kundërshtuam dhe u etiketuam sikur ne të ishim kundër Kushtetutës së Kosovës, të cilën ne vetëm e mbronim. I kundërshtuam marrëveshjet me Serbinë edhe në prillin e viti 2013, madje i kundërshtuam fuqishëm, duke bërë gjithçka për t’i parandaluar ato”, thotë ndër të tjera Selimi.

Ai përmend edhe hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se ajo nuk u bë për të ndalur punën e kuvendit, por për të parandaluar të këqijat që i vinin Kosovës.

Videoja 10 minutëshe ka përmban emocione të ëmbla dhe të hidhura që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës në tri legjislaturat e fundit. /Arbresh.info

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi10-shi në 10 minuta#erdhiDITA126✅#10✅

Publiée par Rexhep Selimi 10 sur Samedi 28 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara