Rreth 1 mijë nxënës braktisën shkollën për një vit

20:03 | 10 Mars 2019

Rreth 1 mijë nxënës braktisën mësimin gjatë vitin shkollor 2018/19.

Kurse, gjatë vitit shkollor 2017/18 ishin rreth 2000 nxënës që braktisën shkollat.

Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.

Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, këtë vit në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019  te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin, raporton T7.

Por ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara