Rrëshqitja e dheut dëmton rrugën në Keqekollë

22:52 | 10 Shkurt 2019

Banorët e fshatit Keqekollë janë ankuar se rrëshqitja e dheut është duke e dëmtuar rrugën në lagjen e Kurtajve dhe duke e shndërruar atë në të papërdorshme.

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka thënë për Klan Kosova përmes telefonit se do të dalin ta vlerësojnë situatën dhe do t’u bëhet një zgjidhje e përhershme banorëve të Keqekollës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara