Rrënohet një mbindërtim pa leje në qendër të Prishtinës

10:17 | 14 Janar 2020

Me lejen e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, sot në rrugën “Fehmi Agani” është rrënuar një mbindërtim  pa leje.

Drejtori i Drejtorisë se Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se ky objekt ka qenë me leje , por jo edhe për katin e fundit.

Sipas tij, për shkak mospërfilljes së kërkesave të komunës që ky person ta rrënoj këtë kat, është dashur që sot të  bëhet intervenimi.

“Pjesa më e madhe është ndërtuar me leje, por kati i fundit jo. Edhe pse i kemi dërguar kërkesë që t’a ndaloj këtë, pala ka vazhduar me ndërtim dhe më 6 janar i është urdhëruar që t’a ekzekutoj ndërtimin. Së bashku me policinë kemi marre vendim që t’a rrënojmë. Pala sot nuk është paraqit ne vendin e ngjarjes”, tha Tahiri

Sa i përket ndërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës, Tahiri tha se ka tendenca për ndërtime të tilla, por ky ka qenë rasti më i madh.

Sipas  të dhënave të Komunës së Prishtinës në vitit 2018 mbi 46 mijë ndërtimet pa leje janë regjistruar në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara