Rrahim Pacolli: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama për humbjen e pakompensueshme

12:15 | 1 Gusht 2020

Drejtori i portalit arbresh.info dhe njëherësh sipërmarrësi Rrahim Pacolli i ka shprehur ngushëllime kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas vdekjes së të ëmës.

Pacolli ka thënë se bashkndjen me kryeministrin Rama në këto momente.

“Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit shqiptar Edi Rama. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes për këtë humbje të pakompensueshme. Në këtë momente bashkëndjej dhimbjen me kryeministrin Rama. Të rroni e ta kujtoni! RrP”, thuhet në shkrimin e Pacollit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara