Rrahim Pacolli ndihmon familjen Xhaferi nëntë anëtarëshe nga Hajvalia (Foto)

15:51 | 11 Janar 2017

Shtatë fëmijët e familjes Xhaferi nga Hajvalia të cilët jetojnë në kushte tejet të rënda ekonomike, sot janë gëzuar tejmase pasi që ata kanë pranuar ndihma ushqimore dhe veshmbathje nga Rrahim Pacolli.

Pas raportimit në media se kjo familje nëntë anëtarëshe jeton në kushte të mjerueshme madje në mungesë të ushqimit, bamirësit si Rrahim Pacolli kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin e mirë që sadopak të ndihmojnë këtë familje.

Kryefamiljari Milaim Xhaferi i cili kishte të mbushur sytë me lot ka falënderuar Pacollin duke thënë se ndihmat që i kishte dhuruar ai janë mjaft të domosdoshme për familjen e tij.

“Nuk kemi qenë kështu në këtë gjendje kaq të rëndë por sëmundja më solli në këtë gjendje. Kam pësuar infarkt dhe tani jam i paaftë për punë kështu kemi ardhur në këtë gjendje. Këtu jetoj në kushte tejet të rënda ekonomike, këtë shtëpi mezi e kam ndërtuar deri këtu, mirëpo ende ka nevojë për rindërtim. Por ajo që kemi pasur nevojë më së shumti janë gjërat ushqimore dhe veshmbathje dhe  bamirësit si zotëri Rrahim Pacolli treguan zemërgjerësinë e tyre. Ai me këto gjëra ushqimore dhe veshmbathje na ka ndihmuar tejet shumë, pasi që na ka sjellë çdo gjë që kemi pasur nevojë dhe e falënderoj tej mase. Zoti ia dhashtë të mirat çdoherë”, është shprehur Milaimi duke falënderuar edhe bamirësit e tjerë që e kishin ndihmuar.

Ndihma e vetme që kishte kjo familje ka qenë asistenca sociale por qe një kohë të gjatë nuk e marrin as këtë ndihmë. Milaimi së bashku me 7 fëmijët dhe gruan tani kanë mbetur vetëm në mëshirë të bamirësve. /Arbresh.info.

15966354_1375609809118298_502655196_o 15966417_1375609849118294_1082741826_o 15966837_1375609782451634_1959736056_o 15967034_1375609839118295_422510805_o 15992094_1375609852451627_603608593_o 15992204_1375609789118300_851639072_o 16009922_1375609855784960_915173001_o 16010019_1375609799118299_2031815221_o 16010316_1375609815784964_562016544_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale