Rrah nënën, konstatohet se kishte probleme mendore

10:41 | 12 Shtator 2019

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Arllat në qytetin e Drenasit, është arrestuar një mashkull me probleme psikike, pasi që kishte rrahur nënën e tij, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Po ashtu, në raport thuhet se ai është arrestuar në shtëpinë e tij dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, shkruan arbresh.info.

Pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Ky është raporti i plotë:- 

“Fshati Arllat, Gllogoc 11.09.2019-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij. I dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara