Rita Ora e lumtur për paraqitjen që do të ketë në “Empire”

13:22 | 18 Mars 2015

Rita Ora ka thënë se ndihet shumë e nderuar me pranimin e ftesës për tu paraqitur në sezonin e fundit të serisë amerikane “Empire”

Një ndër dramat muzikore më të mëdha në botë “Empire” pritet të përfundojë këtë javë,ndërsa Rita Ora do të paraqitet bashkë me Charles Hamilton për të performuar në ahengun e organizuar për Lucious Lyon ( Terrence Howard).

Hamilton dhe Rita Ora në këtë eveniment do të këndojnë  këngën që e lansuan javën e kaluar “New York Raining”,

“New York Raining” është njëra prej këngëve të preferuar që kam incizuar ndonjëherë, prandaj  jam e nderuar që do ta këndojë me Charlesin në sezonin final të serisë Empire”, ka thënë Rita Ora.

“Krijuesja e hitit “I Will Never Let You Down” së fundmi është shfaqur edhe në filmin “Fifty Shades of Grey”./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara