Rifillon takimi Kurti-Mustafa

16:00 | 2 Dhjetor 2019

Pas 40 minutash pauzë,  ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti  dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Në këtë takim pritet të vendoset për emrat dhe ndarjet e përgjegjësive në qeverinë që këto dy parti pritet ta formojnë.

Takimi i sotëm ka filluar në ora 14:00  por që më pas dy kryetaret kanë dalë në pauzë për 40 minuta.

Ndonëse ishte pritur që ky takim të jetë përfundimtar dhe më nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje duket se një nënshkrim i tillë nuk do të ndodh.

Të paktën kjo vërehet deri më tash nga disponimi i Kurtit e Mustafës. Pika më e nxehtë e këtyre takimeve ishte pikërisht posti i Presidentit.

Ndryshe nuk dihet se sa do të zgjas ky takim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara