Shiu që ra gjatë ditës së sotme e ka vërshuar Krushën e Vogël në Prizren.
Në një video të dërguar në portalin arbresh.info, nga Ylli Shehu, banorë i këtij fshati, shihet se përveç dëmeve bujqësore që mund të ketë shkaktuar, uji ka rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve të Krushës së Vogël.
Sipas Shehut, këto shira kanë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë e banorëve të Krushes së Vogël. /arbresh.info