Reparti i Kardiologjisë bëhet me aparaturë të re, largohet lista e pritjeve

09:42 | 10 Korrik 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli se bashku më Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili kanë marr pjesë në përurimin e rinovimit të repartit të Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare.

Gjatë përurimit drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka thënë se tani qytetarët me probleme me zemër do të ndihen të sigurt, shkruan arbresh.info.

“Hapja e dy sallave të repartit të Kardiologjisë Invazive do të na mundësoj që secili qytetarë në Kosovë posa të pësoj sulm në zemër të ndihet i sigurt dhe brenda dy orëve posa të arrihet në sallë do të trajtohet në mënyrë profesionale”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri Ismajli ka shtuar se fal këtij rinovimi është larguar lista e pritjeve dhe mundësia  e keqpërdorimit.

“Është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës që kemi dy salla funksionale pasi qytetarët tanë është dashur të mendojnë ku t’i gjejnë mijëra euro dhe ku t’i gjejnë shërbimin. Janë larguar listat e pritjes, janë larguar mundësinë për keqpërdorime dhe kemi vetëm shërbime për qytetarë”, ka thënë Ismajli.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka premtuar rritje të investimeve në shëndetësi.

“Është inkurajuese kur sheh se diçka po ndodhë mirë në Kosovë, nëse kthehemi mbrapa 1 ose 2 vjet shohim miliona euro të qytetarëve të varfër të Kosovës të derdhurave jashtë Kosovës kur ato shërbime tani mund t’i kryejmë edhe këtu. Investimet në sektorin e shëndetësisë do të rriten, qytetarëve do t’i jepet mundësia që të ndihen të barabartë”, ka thënë Veseli./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara