Rekomandimet e BE-së: KQZ dhe partitë të rrisin pjesëmarrjen e grave

11:12 | 24 Janar 2020

Në mesin e 23 rekomandimeve të sjella nga Bashkimi Evropian për të përmirësuar zgjedhjet e ardhshme në Kosovë është edhe promovimi i grave.

Përmes këtij raporti u kërkohet partive politike të promovojnë pjesëmarrjen e grave dhe integrimin e çështjeve gjinore, shkruan arbresh.info.

“Partitë politike të konsiderojnë adoptimin e politikave të brendshme për të promovuar pjesëmarrjen e grave dhe integrimin e çështjeve gjinore në platformat partiake. Të rriten fondet publike për paritë që promovojnë barazinë gjinore”, thuhet në raport.

Gjithashtu rritjen e pjesëmarrjes së grave i kërkohet edhe KQZ-së.

“KQZ të rrisë pjesëmarrjen e grave në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve”, thuhet më tutje në raport./arbresh.info/

 

BE: Parregullsitë në zgjedhje filluan me numërimin e votave

“Partitë politike të tregojnë financuesit e tyre gjatë zgjedhjeve”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara