Reçica takoi ambasadorin austriak, flasin për mundësinë e arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale me Austrinë

13:30 | 30 Qershor 2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar lidhur me angazhimet e Qeverisë së Kosovës, rreth menaxhimit sa më të mirë të situatës pandemike, transmeton arbresh.info.

Ministri Reçica, gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin austriak në Kosovës edhe për prioritetet e MPMS-së, në funksion të reformave.

Po ashtu, ministri i MPMS-së Skender Reçica, e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për gjithë angazhimin e shtetit austriak që ndër vite ka dhënë për Kosovën, si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të punuar edhe më shumë në funksion të arritjes së marrëveshjes për sigurimet sociale mes Kosovës dhe Austrisë.​

 

Lajmet më të lexuara