Realizohet në vazhdimësi plani operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

15:12 | 30 Maj 2019

Me datën 29 maj 2019, në zonën e Klinës dhe Istogut, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Njësitë e Hetimeve, Stacioni Policor në Klinë dhe Istog, të përkrahur nga njësi tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, Stacioni Policor në Istog, NJRSH-DRP Pejë, njësia Trafikut Rajonal, Inspektorati Komunal.

Gjatë operacionit policor nga ana e Inspektoratit komunal në 5 (pesë) lokale në mungesë të dokumentacionit janë mbyllur 2 (dy) lokale në komunën e Klinës dhe 1 (një) në komunën e Istogut.
Në këto lokale janë hasur punëtore (valltare) duke punuar pa leje të punës, me të cilat lidhur me punën dhe qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion.

Gjatë këtij operacioni në një veturë në oborrin e njërit nga lokalet në komunën e Klinës është gjetur dhe është konfiskuar 1 (një) revole me 7 (shtatë) fishekë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armës’, ku personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara