Realizimi i filmit për Bekim Fehmiun nuk u mbështet financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës

10:42 | 13 Shkurt 2020

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës sot është mbajtur konferencë nga ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu” lidhur me realizimin e këtij dokumentari.

Ne nderim të aktorit të njohur Bekim Fehmiu, Regjisori Valmir Dertini në bashkëpunim me ish gazetarin Fahri Musliu  kane vendosur të realizojnë një dokumentar.

Regjisori i këtij filmi, Valmir Dertini, tha se ideja e filmit nisi pas një bisede qe kishin me ish gazetarin Musliu, qe ky dokumentar të jetë i gatshëm në 10 vjetorin e vdekjes së aktorit Fehmiu.

Skenarin e kishin filluar qe nga viti 2016, mirëpo nuk ishin pranuar  në qendrën kinematografike të Kosovës në vitin 2018.

“Fahriu ka promovuar një libër për bekimin dhe patëm disa biseda pse nuk ka një dokumentar për të, Fahriu tha se kjo do ishte e mire për 10 vjetorin e ikjes fizike te tij. Ne vitin 2016 e nisëm skenarin, të cilin e bëri Fahriu, në vitin 2018 aplikuam ne qendër kinematografike nuk u pranuam. Po te sponsorizohej nga Kosova do ishte më mire, xhirimet kanë nisë në Beograd, për të shkuar në Sarajeve e Zagreb, destinacioni tjetër është Prizreni pastaj përsëri kthehemi në Beograd”, tha Dertini

Ndërsa ish gazetari Musliu, tanimë skenarist i dokumentarit tha se kishte skepticizëm të madh që ta shkruaj ketë skenar për shkak të anës materiale

“Ideator është Valmiri, pas bisedave pranova ta shkruaj skenarin, është hera e parë për mua qe shkruaj. Isha skeptik të shkruaj për Fehmiun pasi qe nuk është e lehtë. E kam njohur bukur mirë. Skepticizmi ishte edhe të ana materiale, është një film i komplikuar” tha Musliu

Ai tha se filmi do të jetë i metrazhit të gjatë dhe se do të jetë i gatshëm me 15 qershor, ku premiera e parë do të mbahet ne Prizren

“Filmi do të jetë i metrazhit të gjatë dhe rrumbullakoset diku në fund të majit, qe te jetë i gatshëm për shfaqje, më 15 qershor ne ditën e vdekjes. Premiera do të mbahet në Prizren”, tha Musliu./arbresh.info/

 

🔴#LIVE Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu” mbanë konferencë në lidhje me realizimin e dokumentarit në fjalë

🔴#LIVE Ekipi i filmit dokumentar “Bekim Fehmiu” mbanë konferencë në lidhje me realizimin e dokumentarit në fjalë

Publiée par Arbresh.info sur Jeudi 13 février 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara