Reagojnë mediat serbe: Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen në vitin 2018

18:16 | 28 Nëntor 2017

Mediat serbe kanë reaguar duke  shkruar se përfaqësuesit nga Kosova e Shqipëria kanë dhënë pesë mesazhe me të cilat kanë nënkuptuar Bashkim Kombëtar, shkruan “Telegraf.rs”.

Mesazhi i parë që i ka “frikësuar” serbët ka të bëjë me ministrin e Shqipërisë për shqiptarët jashtë kufirit Pandeli Majko , i cili u ka bërë thirrje për “hapjen e kufirit” mes Kosovës dhe Shqipërisë nga 1 janari 2018. Ai ka thënë se nuk ka pasë  nevojë për dokumente  dhe nuk do të ketë as tani.

Përvec  minsitrit, edhe akademiku Rexhep Qosja ka përcjellë një mesazh ku thotë se qëllimi i shqiptarëve duhet të jetë bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndërkaq në mbledhjen e dy qeverive që janë mbajtur dje nën slloganin “Një komb, një popull dhe një ëndërr”, i ka bërë serbët të reagojnë.

Përvec  tjerave, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka shpallur për herë të parë zyrtarisht ditë pushimi 28 nëntotin.

Dhe mesazhi i fundit e jo më pak i rëndësishëm, tre përfaqësuesit shqiptarë, Ilir Meta , Hashim Thaci e Edi Rama e kanë festuar bashkarisht këtë festë kombëtare, transmeton arbresh.info /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale