Raporti i Komisionit që bëri fajtor Thaçin për dëbimin e gylenistëve, bëhet lajm edhe për mediat amerikane

23:24 | 15 Maj 2019

“Një komision hetimor parlamentar në Kosovë e ka fajësuar presidentin për urdhërimin e dëbimit të pesë mësuesve turq dhe të një mjeku turk vitin e kaluar”.

Kështu ka raportuar sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press, shkrimin e të cilës e ka publikuar edhe portali i rrjetit televiziv amerikan, Fox News.

“Gjashtë turqit janë dëbuar tinëzisht nga Prishtina me një avion turk në marsin e vitit 2018. Ata supozohet se kanë punuar në shkolla në pronësi të Fethullah Gylenit, një klerik të cilin qeveria e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për një përpjekje për puç”, thuhet më tej në shkrim.

“Kryeministri i Kosovës e ka shkarkuar ministrin e tij të Brendshëm dhe shefin e inteligjencës të vendit për shkak të dëbimit tinëzar të turqve, pa lejen e tij”, kujton AP.

“Ligjbërësi Xhelal Sveçla ka thënë të mërkurën se një projektraport është votuar nga të gjithë anëtarët e komisionit, me përjashtim të njërit, që përfaqëson Partinë Demokratike, të cilën dikur e kishte udhëhequr presidenti Hashim Thaçi. Për raportin do të zhvillohet debat në Kuvend”, përfundon shkrimi. /Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara