Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

14:55 | 17 Korrik 2019

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 korrik 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të ndryshëm për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë”, “Vrasje e rëndë”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona në tri raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “ Lëndim i rëndë trupor”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, nga ky Departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Ndërkaq, në Departamentin e  Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej pesë (5) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në Departamentin e Krimeve të Rënda, prokurori kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ndaluar katër persona të dyshuar, një (1) për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”, dy (2)persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.    Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për këto vepra penale: ‘’Sulmi’’, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bizhozit të paligjshëm’’, dhe ‘’Ngacmimi’’. Gjithashtu, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Sulmi’’, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh,  për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi” dhe  “Mashtrimi”, gjithashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person

për veprën penale “Shitblerje  të narkotikëve”, si dhe ka bërë një kërkesë (1) për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Shitblerje e narkotikëve”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

 

 

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale / / / / /
Prishtinë 27 – 33 4 1-      1 / /
Prizren 4 – 4 4 1 – 1 / /
Pejë 4 – 4 5 / / /
Gjilan 1 – 1 4 1 – 1 / /
Gjakovë / 1 1 – 1 / /
Mitrovicë 6- 7 1 1 – 1 / /
Ferizaj 8 -9 / 1 – 1 / /
Totali 50 – 58 19 6- 6 / /

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                       ///////////////////////

 

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale  “Vjedhja e pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër t Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar për 48 orë dy persona të pandehur nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Po ashtu, është ndaluar për 48 orë një person i pandehur, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

Gjithashtu, në një rast të dhunës në familje, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet me urdhër të prokurorit:
Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Ndërkaq, prokurori kujdestar në Departamentin e Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të kujdestarisë ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar për vepra penale. Një (1) për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”, dy (2)persona për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprat penale si ne vijim:

Aktakuzë për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”.

Aktakuza për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzë për veprën penale  “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzë për veprën penale   “Mbajtja në pronësi, kontroll, të paautorizuar të armëve”

 

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, në katër raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person, është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi’’, një (1) person për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, një (1) person për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bizhozit të paligjshëm’’, si dhe një person për veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Sulmi’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo masa tjera:

Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Sulmi’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

 

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të  dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi” dhe  “Mashtrimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person

për veprën penale “Shitblerje  të narkotikëve”

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë (1) për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Shitblerje e narkotikëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër  dy (2)  personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

 

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo masa tjera:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara