Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

11:39 | 13 Shtator 2019

Prokuroria e Shtetit, bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokurorit themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë 76 personave për vepra të ndryshme penale.

Ky është raporti i Prokurorit të Shtetit për  24 orët e fundit:

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza kundër shtatëdhjetegjashtë (76) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave mobil.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave mobil. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza për trembëdhjetë (13) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje 48 orësh, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale 1 – 3 / / / /
Prishtinë 17 – 19 4 / / 2
Prizren 10 – 13 / / / /
Pejë 10 – 10 2 / / /
Gjilan 13 – 14 2 / / /
Gjakovë 4 – 5 / / / /
Mitrovicë 5 – 5 / / / /
Ferizaj 5 – 10 / 1 – 1 / /
Totali 64 – 76 8 1 – 1 / 2

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër tre (3) personave me inicialet B.G., M.P dhe A.I., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Shpëlarje e parave”.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim, një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) veture dhe një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave mobil.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi seksual”

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Shantazhi”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”;

Ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, asgjë për tu raportuar.

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar  2 persona. Një (1) person  për vepër penale  “Vjedhje” nga neni 313 të KPRK-së dhe ” Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge ” nga neni 269 të KPRK-së. Një (1) person për vepër penale “Vjedhje’ nga neni 313 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej  dhjete  (10) aktakuza, ndaj dhjete (10) të pandehurve.

Dy (2)  aktakuza për veprën penale   “Lëndim i lehtë trupor” kundër 2 personave

Dy (2) aktakuza për vepër penale “ Kanosje” kundër  2 personave

Dy (2) akuza për vepër penale “Sulm” kundër  2 personave.

Një (1) akuze për vepër penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm “ kundër 1 personi

Një (1) akuze për vepër penale “Sulm” kundër 1 personi

Një (1) akuze për vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge” kundër 1 personi

Një (1) akuze për vepër penale “ Vjedhje e pyllit “ kundër 1 personi.

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, të  dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, se një(1) person ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi” dhe një(1) person është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh me  dyshimin se ka kryer veprën penale, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

Aktakuzat:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një(1) aktakuzë, kundër një(1) personi, për këtë vepër penale:

Një(1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale’’ Rrezikim i trafikut publik’’

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Një(1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge

Një(1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale’’ Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’

Një(1) aktakuzë kundër dy(2) personave për veprën penale ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’

Nëntë(9)aktakuza kundër nëntë(9) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Kanosje”.

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“.

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndim I lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim I lehtë trupor”

Një (1) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli” ,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vetëgjyqësi”.

 

/Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara