Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

12:16 | 8 Nëntor 2019

Prokuroria e Shtetit në raportin 24-orësh të saj njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu në raportin e saj thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info

Ky është raporti i plotë 24 orësh i Prokurorit të Shtetit:

Prishtinë, 8 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka kërkuar sekuestrimin e disa fidanëve të dyshuara se janë prerë ilegalisht në hapësirat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemura”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”. Gjithashtu, është kërkuar edhe sekuestrimi i disa fidanëve të dyshuara se janë prerë ilegalisht në hapësirat e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemura”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosje“ dhe “Armëmbajtje pa leje“. Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale 1 – 1 / / / /
Prishtinë 2 – 2 3 / / /
Prizren / 4 2 – 2 / /
Pejë / / 1 – 3 / 1
Gjilan 11 – 14 2 1 – 1 / /
Gjakovë 1 – 1 1 / / /
Mitrovicë 12 – 13 1 / / /
Ferizaj 4 – 4 2 1 – 2 / /
Totali 31 – 35  13 5 – 8 / 1

 

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se  ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të kërkuar nga Interpoli, për veprën penale “Grabitja e armatosur”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Intoksinimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope”. Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona në dy raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së. Një (1) person është ndaluar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy (2) kërkesa  për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, një (1) kërkesë për një (1) person është paraqitur për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Në rastin e dytë, një (1) kërkesë është paraqitur për një (1) person për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimet:

Po ashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Sekuestrimet e përkohshme:

Pesë (5) fidanë të llojit Bredhi me gjatësi deri në një(1) metër.

Rastet me interes për publikun:

Në orët e hershme të mëngjesit është raportuar për një viktimë e cila si pasojë e goditjes nga treni ka humbur jetën, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obdukim, kurse rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person të mitur, në kohëzgjatje prej 24 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin e veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:

Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”.

  1. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Kanosje“ dhe “Armëmbajtje pa leje“.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangie nga tatimi“;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“.

  1. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, kurse Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

/arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara