Ramush Haradinaj: Mogherini e ka çrregulluar dialogun, na ka nxjerrë probleme të gjithëve

13:06 | 18 Dhjetor 2018

Kryeministri, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini e ka devijuar dialogun.

“Mogherini është e zënë me dialogun, por dialogu nuk po sjell rezultate. I ka rrezikuar praktikat në Ballkan. E çmoj si njeri dhe si zyrtare të BE-së por pozicioni im është i sinqertë ndaj saj që të mos na rrezikojnë më tepër, sepse po e rrezikojnë edhe pozicionin e SHBA-së, edhe normalizimin, edhe të arriturat e Kosovës në Ballkan. Nëse e shihni agjendën e Serbisë dhe të Kosovës, duhet të na vijë keq, janë disa vite të humbura. Kosova më nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve, punën e saj do t’i paraqes vetë. Puna e taksës jo vetëm që s’do të hiqet por do të konsolidohet si qëndrim i Kosovës, deri në njohje nuk ndryshon. Është absurd t’i kërkohet Kosovës të hiqet i vetmi produkt për dialogun. Ne vetëm këtë e kemi, Serbia mund të na njoh vetëm në emër të tregtisë së lirë. Janë 2 milion njerëz që janë izoluar dhe pa e shqyrtuar qëndrimin tonë kërkohet heqja e taksës. Zonja Mogherini e ka çrregulluar dialogun, e ka rrezikuar investimin e BE-së në Ballkan dhe na ka nxjerrë probleme të gjithëve. Për këtë kam kërkuar përfshirjen e SHBA-së në dialog si dhe Berlinit”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara