Ramush Haradinaj mbledh partinë e tij

13:13 | 28 Maj 2020

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do të mbajë një takim për t’i finalizuar përgatitjet e fundit për qeverinë re, shkruan Arbresh.info

Siç merr vesh Arbresh.info, takimi ka nisur në oren 13, në këtë mbledhje e cila do të udhëhiqet nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, do të marrin pjesë nënkryetarët e AAK-së, sekretarët dhe grupi parlamentar.

Kujtojmë, se tashmë është harmonizuar në tërësi programi i qeverisë Hoti.

E, ky program sot pritet të jetë edhe temë e diskutimit brenda AAK-së.

Pas pak kjo parti do të dal me njoftim për media për të bërë të ditur arsyet e takimit. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara