Rama në mbështetje të Veselit dhe luftëtarëve të tjerë të UÇK-së pas ftesave nga Gjykata Speciale

18:42 | 7 Nëntor 2019

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar lidhur me ftesën që është bërë së fundi nga Gjykata Speciale ndaj Kadri Veselit dhe ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama e ka cilësuar të padrejtë ftesën nga Gjykata Speciale ndaj secilit luftëtar të UÇK-së.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar Rama në Twitter.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara