Qytetarja para Kuvendit: “Vota ime nuk lejoj të manipulohet”

11:08 | 3 Qershor 2020

Qytetarët në mënyra të ndryshme janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Janë mbledhur dhjetar qytetar para Kuvendit për të kundërshtuar votimin e qeverisë Hoti.

“Unë quhem Dëshpërim Kosova. Kam dal nga dëshpërimi. Neve na fusin krimin në qeveri. E rrezuan një qeveri që pati fillim të mbarë. Unë nuk i përkas asnjë partie”, tha një qytetar.

Një tjetër qytetarë me veshje kombëtare është duke protestuar para Kuvendit për të kundërshtuar votimin e qeverisë Hoti.

Po ashtu edhe një femër po mban ne duar një pankarta me mbishkrimin “Vota ime nuk lejohet të manipulohet”.

Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë para kuvendit për të parë nga afër zhvillimet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara