Qytetari nga Istogu ndërton shtëpinë me mbishkrimin “Donald Trump Amerika”

10:47 | 26 Tetor 2020

Kosovarët vazhdojnë të jenë falënderues për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën.

Përveç falënderimeve të shumta, kosovarët shpesh-herë kanë krijuar edhe gjëra të ndryshme me simbolet e shtetit amerikan, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, një qytetar në Istog pasi ka përfunduar ndërtimin e shtëpisë së tij, ka vënë mbishkrimin në të “Donald Trump Amerika”.

Më herët, kosovarët kanë pagëzuar fëmijët e tyre edhe me emrin e liderëve amerikanë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara