Qytetarët thyejnë kordonin e policisë, tentojnë të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit

13:08 | 3 Qershor 2020

Policia e Kosovës tashmë kanë rrethuar objektin e Kuvendit të Kosovës.

Pikërisht sot kur po pritet të votohet Qeveria në krye më Avdullah Hotin, disa qytetar janë tubuar para objektit të Kuvendit të Kosovës dhe po protestojnë.

Më thirrjet, “hajnat në burg, o Albin qitja piken mos ja lsho hajnave karrigen”, ky grumbull qytetaresh kanë tentuar ta thyejnë kordonin e Policisë dhe të hyjnë në objekt.

Ky reagim i tyre ka bërë që oborri i Kuvendit të rrethohet më Policë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara