Qosja, Bërkoviq e Agolli për shkrimtarin Ramiz Kelmendi | arbresh.info
ramizkelmendi

Qosja, Bërkoviq e Agolli për shkrimtarin Ramiz Kelmendi

Akademik Rexhep Qosja, e ka cilësuar shkrimtarin si figurë emblematike
“Si të mos jetë kaq i rëndësishëm një përvjetor i njeriut që përjetoi gjithë ato ngjarje historike si gazetar, publicist dhe edukues i brezave të rinj”, kishte thënë Akademik Qosja.

“Ai ka shkruar, sepse ka dashur të jetë dëshmitar historik i fatit të popullit të vet, sepse ishte i brengosur për shkak të padrejtësive, sepse besonte se fjala e tij mund të zgjojë ndërgjegje”, ka shtuar ai.

Në manifestimin letrar trekufitar “Muzat e Alpeve 2015”, ku Kelmendi kishte fituar çmimin “Teuta”, dy fituesit paraprak, Jevrem Bërkoviq dhe Dritëro Agolli, përgëzuan mikun e tyre Ramiz Kelmendi me nga një mesazh në letër:

“Nuk e ngrit shkrimtarin Çmimi, por shkrimtari e ngrit çmimin. E ne ketë rast, kjo është reciproke. Le të jenë vëllazëria ime me Ali Podrimjen, me Ali Binakun e Zogoviqit, vepra e Agollit dhe Kadaresë, ura të forta miqësie, bashkëpunimi dhe të marrëdhënieve të mira ndërmjet popullit shqiptar dhe malazez si dhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe të Mesdheut. Ndërsa, manifestimi “Muzat e Alpeve”, le të mbetet një urë e fortë e përafrimit dhe afirmimit të marrëdhënieve të mira si dhe veprave të vlefshme letrare”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar nga akademiku malazez Bërkoviq.

Ndërsa, në letrën e Dritëro Agollit ndër të tjera thuhet që: “Jam i nderuar që ia përcjell çmimin ‘Teuta’ Ramiz Kelmendit, shkrimtarit të shquar, publicistit të mprehtë, drejtuesit të palodhur të disa institucioneve kulturore të rëndësishme në fushën e diturisë. Ramiz Kelmendi në letërsi dhe publicistikë ka identitetin e tij artistik që do të thosha pashaportën e vet, e cila dallon nga krijuesit e tjerë të Shqipërisë, këtej Drinit dhe matanë Drinit, është në këtë identitet ajo fije e hollë humori dhe satire prej intelektuali. Unë si mik i vjetër, bashkëmoshatar me të, e përqafoj nga larg dhe i uroj jetë të gjate, se të jetosh është heroizëm duke lënë një emër të ndritur.

Dom Lush Gjergji, në një manifestim tjetër e kishte çmuar lart publicistin e gazetarin, veçanërisht për kontributin e tij në pajtimin e gjaqeve.




Leave a Reply