Qorrolli krahason largimin e John Bolton nga administrata e Trump, me paraqitjen e futbollistëve kosovar në Angli

13:10 | 11 Shtator 2019

Juristi Vigan Qorrollli, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se largimi i John Bolton nga administrata e Trump është padyshim një lajm spektakolar për Kosovën. Ai po ashtu e ka krahasuar këtë largim të Bolton me paraqitjen e futbollistëve mbrëmë në Angli.

Qorrolli, jep arsye se largimi i Boltonit, nuk vjen si pasojë e mendimeve të tij rreth Kosovës, por ky largim sipas tij, vjen pasi që tensionet me Iranin janë përshkallëzuar në Gjirin Persik, Koreja e Veriut vazhdon t’i rrisë kapacitetet e saj militare.

Ky është postimi i tij në Facebook:-

“T’i kthehemi pak gjeopolitikës: Largimi i John Bolton nga administrata e Trump është padyshim një lajm spektakolar për Kosovën, njëjtë si paraqitja e futbollistëve mbrëmë në Angli.

Por largimi i Bolton nuk vjen si pasojë e mendimeve të tij rreth Kosovës. Ky largim vjen pasi që tensionet me Iranin janë përshkallëzuar në Gjirin Persik, Koreja e Veriut vazhdon t’i rrisë kapacitetet e saj militare, derisa ekspertët e kontrollit të armëve paralajmërojnë për një garë të mundshme për armë bërthamore me Rusinë – dhe në fund tensionet tregtare të Amerikës me Kinën janë rritur.

Mosmarrëveshje të mëdha midis Trump dhe Bolton kishte edhe rreth vendimit të Presidentit për të pritur drejtuesit e Talibanëve në Camp David, kjo dukej se ishte kashta e fundit mes tyre.

Për Kosovën kjo s’ka asnjë rëndësi. Politika e jashtme e saj nuk varet nga një person çmendurak siç ishte Bolton, apo cilido që do e pasojë atë.
Naivisht disa njerëz politik në 🇽🇰 i pash tek thonë që është fitore për mosndarjen e saj. Ky është besim në Babadimër.

Bolton ishte i paqëndrueshëm dhe u bë i pabesueshëm më vonë në raportet me Kinën dhe Rusinë — dhe vetëm kjo gjë atij ia hëngri kryet’./Arbresh.info

T’i kthehemi pak gjeopolitikës: Largimi i John Bolton nga administrata e Trump është padyshim një lajm spektakolar për…

Publiée par Vigan Qorrolli sur Mercredi 11 septembre 2019

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara