Qorrolli: Dhuna e kohëve të fundit, po ndodhë për shkak se politika është në gjumë të thellë

16:05 | 12 Shtator 2019

Juristi Vigan Qorrolli, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se dhuna që po ndodhë kohëve të fundit është shkak sepse politika është në gjumë.

Ai ndër të tjera, kishte shkruar se dhuna verbale, psikologjike, e deri tek ajo më e frikshmja, që sipas Qorrollit, për taksirat po u ngjan disa fytyrave publike.

Qorolli kishte shkruar në fund se policia, prokuroria dhe gjyqësori janë ende në gjumë të thellë politik, shkruan arbrsh.info.

Ky është postimi i tij në Facebook:-

DHUNA SI MJET POLITIK

I lejuar ose jo dhuna është mjet jokonvencional i politikës për ta bërë kundërshtarin më të pasigurtë në realizimin e qëllimeve të tij.
Ditëve dhe muajve të fundit ka shumë dhunë në Kosovë. Do ketë deri në fund të vitit 2019, e madje edhe përtej. Dhunë verbale, psikologjike, deri tek ajo më e frikshmja, që për taksirat po u ngjan disa fytyrave publike, dhunë fizike. Rrahje, grushtime, e kanosje.
Shkencëtarët e moralit publik (politikanët) kanë merita të shumta. Më e madhja meritë është rritja e apetitit për dhunë.
Këtë e bëjnë me lotë krokodili, me patriotizëm, me hipokrizi e me keqpërdorim njerëzish.
Medemek rrejnë, koketojnë dhe në fund prodhojnë dhunë politike! Nxisin rrahjen e burrave dhe grave – të patrembur nga frika e “dhunës shtetërore”: domethënë policisë, prokurorisë dhe gjykatës.
Tri palët e fundit janë në gjumë të thellë – si pasojë e kontrollit të fortë politik – që e kanë mbi kry./Arbresh.info

 

 

DHUNA SI MJET POLITIKI lejuar ose jo dhuna është mjet jokonvencional i politikës për ta bërë kundërshtarin më të…

Publiée par Vigan Qorrolli sur Jeudi 12 septembre 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara