QKUK suspendon punëtoren që u arrestua pse kërkoi 400 euro ryshfet

21:29 | 2 Prill 2019

Është suspenduar punëtorja e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës e cila dyshohet të ketë kërkuar ryfshet për rregullim të dokumentit mjekësore për përfitim të pensionit si viktimë civile e luftës.

Kështu ka bërë të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se e dyshuara F.C është suspenduar përkohësisht.

“Pas raportimit për arrestimin e punëtores së lavatores në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, F.C, menaxhmenti i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, bazuar në Ligjin e Punës, ka larguar përkohësisht atë nga puna”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nuk do të ketë vend për punëtorët që e keqpërdorin detyrën

“SHSKUK, mbështet veprimin e Departamentit të Hetuesisë duke dënuar veprimin e bërë dhe siguruar qytetarët se nuk do të ketë vend për punëtorët që keqpërdorin detyrën zyrtare”, përfundon njoftimin i QKUK.

Ndryshe punonjësja e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dyshohet t’i ketë kërkuar 400 euro nga një person që t’ia rregullojë dokumentet mjekësore për përfitim të pensionit si viktimë civile e luftës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar ndërsa është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Arbresh.info/

Lexo edhe: Arrestohet punonjësja e shërbimit spitalor në Prishtinë, mori 400 euro ryshfet

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara