QKUK-ja nuk ia del të furnizohet me disa lloje citostatikësh

07:07 | 14 Gusht 2019

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës nuk po arrin që t’u sigurojë pacientëve disa nga barnat për trajtimin e sëmundjes së kancerit, që njihen me emrin citostatikë dhe që janë pjesë e Listës esenciale të barnave në Klinikën e Onkologjisë.

Zgjidhja e vetme e këtij problemi për pacientët e diagnostikuar me kancer është që t’i blejnë vetë ato. Mungesën e citostatikëve QKUK-ja e arsyeton me vonesat në procedurat e liferimit, shkruan Koha Ditore.

Citostatikët që mungojnë tash e disa javë në Klinikën e Onkologjisë janë Doxorubicin, Cyclophosamide dhe Goserelin. Një pacient i sëmurë nga kanceri pa dashur të identifikohej ka treguar që i është dashur ta blinte vetë citostatikun Goserelin.

“Mua më ka kushtuar 160 euro që ta blija këtë citostatik. Në fillim mjekët më thoshin që do të furnizohet Klinika e Onkologjisë me këtë produkt, por kalonin ditë dhe unë e shihja se nuk ka ardhur ky ilaç. Pas disa ditësh mjeku më tha që ta blija vetë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se këtë ilaç duhet ta blinte çdo tri javë pasi që kështu e ka të përcaktuar ta merrte terapinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara