Qeveria vendosi t’i ndalojë dasmat, komuniteti i bizneseve protestojnë kundër këtij vendimi

16:26 | 1 Korrik 2020

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme mori vendim për ashpërsimin e masave ndaj luftës kundër Covid-19, ku si rezultat u vendos që të mos lejohet mbledhja e më shumë se 50 personave në një ambient, si dhe të mbahet distancë deri në 2 metra.

Ky vendim i marrë nga qeveria, i shqetësoi komunitetin e bizneseve dhe artistët kosovarë, të cilët menjëherë dolën me protestë para ndërtesës së qeverisë për të kundërshtuar ndalimin e dasmave.

Xhevdet Hyseni nga Shoqata e gastronomëve tha se nuk është i drejt ky vendim, raporton arbresh.info.

” Jemi këtu për të shprehur indinjatën për ndalimin e dasmave. Asnjë dasmë s’do jetë siç ka qenë. Ne kemi 10 muaj që presim ose me fillu vet ose me na tregu qeveria”, u shpreh Hyseni.

Edhe këngëtari Afrim Muqiqi është revoltuar nga vendimi i qeverisë për ndalimin e dasmave.

Ai pretendon se dasmat do të mbahen., pavarësisht këtij vendimi.

“Edhe unë i bashkangjitem gastronomve. Ne kemi dërguar manualin në qeveri. Lajmi i mirë është se dasmat do të mbahen  ashtu siç ka thënë qeveria, sepse dasmat s’jan ndaluar as në luftë”, u shpreh Muciqi.

Ai, thotë se nuk ka asnjë problem që dasmat të mbahen edhe me 50 persona.

“Ne s’po kërkojmë diçka qa s’duhet. Mos te përdoret standardi i dyfishtë. Kemi kërkuar që të kemi sonte ose nesër me kryeministrin. Do t’i mbajmë me 50 persona qysh ka thënë qeveria “, tha ai .

Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ashpërsoj masat kundër Covid-19. Në mesin e disa vendimeve që mori qeveria, ishin edhe ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 personave si dhe mbajtja e distancës deri në 2 metra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara