Qeveria sot ndanë mjetet financiare për familjet në Hjuston (DOKUMENT)

14:21 | 15 Shtator 2017

Qeveria e Kosovës sot do të ndajë mjetet financiare për familjet në Hjuston, raporton arbresh.info.

“Shqyrtimi i kërkesës së Presidentit të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare, në ndihmë për familjet amerikane të prekura nga uragani Harvey në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” është pika e tretë e rendit të ditës të siguruar nga arbresh.info.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të thirrur për në orën 16:00 do të merret vendim qeveritar edhe për dakordimet që kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë për shpronësim, për nevoja të KEK-ut./arbresh.info/

21622131_10155578570195692_51001709_n

 

Lajmet më të lexuara