Qeveria ndan 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

15:21 | 13 Shkurt 2018

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 600 mijë euro të ndahen për shënimin e 10 vjetorit.

“Këtoi mjete propozohen të ndahen nga kategoria e rezervave dhe të barten tek Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit”, ka thënë Haradinaj.

“Kam një lutje ndaj të gjitha organizatave buxhetore që organizimet e caktuara të cilat kanë për të ndodhur dhe kanë kosto është mirë që në kohë të bëhen. Kam kërkuar nga kryeministri që fuqimisht e ka mbështet këtë organizim dhe ndarjen e mjeteve, që të bëhet kjo gjë në kohën e duhur sepse neve si MF të na e lehtësojnë këtë të vijnë me kohë”, ka thënë Hamza/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale