Qeveria miraton Projektligjin për Drogat, Substancat Narkotike dhe Substancat Psikotrope

15:59 | 19 Korrik 2019

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka miratuar Projektligjin për Drogat, Substancat Narkotike dhe Substancat Psikotrope.

Zv. Ministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu, tha se ky Projektligj ka për qëllim rregullimin e kushteve, procedurave dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së barnave.

Ky Projektligj bëhet që të mbrohet shëndeti publik dhe parandalimin e trafikimit me droga“Projektligji për Drogat, substancat narkotike dhe substancat psikotrope, ka qëllim rregullimin e kushteve, procedurave dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së barnave me qëllim të mbroj shëndetin publik dhe parandalimin e trafikimit me droga”, tha Abdullahu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara