Qeveria miraton marrëveshjen e kredisë me bankën e Austrisë në vlerë 4 milion euro për arsimin parauniversitar

14:28 | 19 Shkurt 2019

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes së kredisë eksportuese nr. 236.677 në mes të Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG, në lidhje me financimin e projektit ‘Krijimi i Qendrave e-testuese dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve të e-arsimit për arsimin parauniversitar në Kosovë’.
Ministri i financave, Bedri Hamza ka thënë se kredia është në vlerë 4 milion euro.

“Projekti është vazhdimësi e fazës së parë me Qeverinë austriake. Marrëveshja e kredisë kap shumën mbi 4 milion euro. Kushtet e kredisë do të negociohen pas miratimit të marrëveshjes, por do të kenë normë të interesit 0. Për këtë duhet ekipi negociator”, ka thënë ai./arbresh.info

🔴#LIVE Mbahet mbledhja e radhës e qeverisë

Publiée par Arbresh.info sur Mardi 19 février 2019

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara