Qeveria Kurti pa koordinator nacional

11:45 | 12 Shkurt 2020

Qeveria e re e Kosovës nuk do të ketë më koordinator nacional.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme, shkruan arbresh.info.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti propozoi që të shfuqizohen vendimet që kanë të bëjnë me emërime të disa koordinatorëve.

E kjo u përkrah nga ministrat e kabinetit.

“Propozoj që të shfuqizohen edhe disa vendime që kanë të bëjnë me emërime të disa koordinatorëve, vendimet e propozuara janë si në vijim, vendimin për emërimin e koordinatorit për reforma shtetërorë, vendimi për emërimin e koordinatorit për ndryshime klimatike dhe ambientit, vendimi për emërimin e koordinatorit nacional për kulturë rini dhe sport, vendimi  për udhëheqësit e projektit për menaxhimin dhe kontrollin e qeneve endacak, vendimi për emërimin e koordinatorit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizimit, vendimi për emërimin e koordinatorit nacional për integrim dhe anëtarësim në NATO dhe vendimi për themelimin e taskforcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla”, tha Kurti.

Ndryshe në këtë mbledhje i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti shfuqizoi edhe disa vendime të paraardhësit të tij, Ramush Haradinajt duke përshirë këtu edhe vendimin për rritjen e pagave në Qeveri./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara