Qeveria ende pa vendim nëse nga nesër do të hapet pjesa tjetër e ekonomisë

12:25 | 30 Qershor 2020

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim nëse do të lirohet pjesa tjetër e ekonomisë nga 1 korriku ashtu siç edhe ishte parashikuar.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se për çdo ndryshim të masave për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara do të informon vetëm qeveria, MSh apo IKSHP.

Në njoftimin e ministrisë thuhet gjithashtu se publiku duhet të marrë informacionin nga burimi zyrtar, shkruan arbresh.info.

“Ndërlidhur me masat për lirimin e veprimtarive ekonomike të parapara për 1 korrik 2020, Ministria e Shëndetësisë informon institucionet dhe publikun e gjerë se informatat zyrtare për masat kundër Covid-19 në nivel vendi lëshohen vetëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kështu që, çfarëdo vendimi lidhur me këto masa, do të kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Lusim publikun e gjerë që ta ketë në konsideratë këtë dhe informacionet t’i marr nga burimi zyrtar”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe dje kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në një konferencë për medie ka bërë të ditur se nuk do të

lejohen tubimet me më shumë se 100 njerëz as në ambiente të hapura e as në të mbyllura.

Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta nga ata që prisnin që dasmat, klubet e natës dhe pishinat të hapen më 1korrik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara