“Qeveri e luksit në shtetin më të varfër të Evropës” (VIDEO)

13:24 | 7 Prill 2018

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot një aksion simbolik në sheshin “Skënderbeu” pranë ndërtesës së qeverisë, raporton arbresh.info.

Egzon Haliti nga kjo parti tha se ky aksion është për të ju treguar pushtetarëve se është e turpshme që qytetarët jetojnë me më pak se 2 euro në ditë e Qeveria shpenzon për dreka e darka dhe për kabinetin e madh.

Mes tjerash ai tha se Qeveria jonë për nga numri i ministrave dhe zëvendësministrave është me e madhja në Evropë.

Piramida e qeverisë së luksit në shtetin më të varfër të Evropës, ishte aksioni i VV-së ku përfshiheshin drekat e darkat zyrtare, derivatet, vizitat jashtë vendit, mëditjet, renovimet e blerja e telefonave të ri./Arbresh.info/

Lëvizja Vetëvendosje organizon një aksion simbolik

Lëvizja Vetëvendosje organizon një aksion simbolik

Gepostet von Arbresh.info am Samstag, 7. April 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara