‘Qeveri boll ma! Zbato Ligjet!’, punëtorët shpalosin pakënaqësitë në sheshet e kryeqytetit

11:13 | 1 Maj 2018

Me rastin e 1 Majit – Ditës së punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka organizuar protesta në sheshet kryesore të Prishtinës.

Me parullat në duar ku shkruante “Qeveri boll mo! Zbato Ligjet!”, “Stop presionit ndaj punëtorit” e shumë të tjera, qindra punëtorë kanë marshuar shesheve kryesore të kryeqytetit, raporton Arbresh.info.

Me këtë rast përfaqësues të sindikalistëve u shprehën se çdoherë e kanë festuar këtë ditë mirëpo sot ka ardhur koha që të protestohet.

“Sigurimi shëndetësor duhet të jetë edhe për punëtorët e sektorit privat. Kemi pritur boll. Agjensioni i privatizimit ka qenë pikërisht arsyeja qe na ka shty me protestu”, tha Naim Cervadiku Drenas./Arbresh.info

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) organizon protestë në Ditën Ndërkombëtare të Punës

Gepostet von Arbresh.info am Dienstag, 1. Mai 2018

Shpërndaje në rrjete sociale