Qëndron Kastrati: Ka mësimdhënës me pesë nxënës e katër ditarë

18:52 | 16 Shtator 2019

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se me iniciativën e tij për reforma në arsim në këtë komunë nuk do t’i lë nxënësit pa arsimim.

“Përqindja e rënies së numrit  të nxënësve është 44.4%, ajo që vërehet është se vetë prindërit largohen në për shkak të kushteve. Nuk është e vërtetë që nxënësit do të mbesin pa shkollim. Ju thoni që mbeten nxënësit pa shkollim e në anën tjetër thoni se do ta kenë problem transportin e udhëtimin me kilometra. Më vjen keq për nivelin e mësimdhënësve tonë që thonë se po e realizon një plan të Serbisë”, ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.

“Regjimi i Serbisë është munduar t’i mbyllë shkollat e me i lanë fëmijët tanë pa shkollim. Ne po duam t’ua bëjmë një edukim cilësor nxënësve. 19 nxënës e kanë vetëm nga një shok klase”.

“Në Kosovë e dimë qysh e kemi edukimin dhe këtë na e ka treguar testi pisa. Sindikata e Arsimit po e merr arbitrin që për gjithçka vendosin këta në arsim. Kompetencat janë të ndara. Mësimdhënësit kanë të drejtën që të angazhohen. Këta janë duke bërë cenim të rendit të rregullativës ligjore. Duhet të ndërhyjnë organet e drejtësisë”, ka theksuar Kastrati.

Sipas tij për nëntë vjet në Kamenicë janë mbyllur shtatë objekte shkollore.

“Janë 17 shkolla në komunën e Kamenicës, gjashtë shkolla i kemi me më pak se pesë nxënës. Kam parë një mësimdhënës me pesë  nxënës që mban me katër ditarë. Në shumicën e objekteve shkollore në komunën e Kamenicës janë më pak se pesë nxënës në klasë. Më e mira është të jenë 20 nxënës në klasë. Vetëm  tri shkolla kanë salla sportive”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara